Postimet

Po shfaq postimet nga muaji tetor, 2008

EL KARDAVIJ I PERGJIGJET EBUL-MEXHDIT

Imazh
EL KARDAVIJ I PERGJIGJET EBUL-MEXHDIT Dr. Jusuf El-Kardavij, kryetari i Bashkimit Botëror të Dijetarëve Muslimanë, i drejtoi një letër të hapur e të gjatë Dr. Ahmed Kemal Ebul-Mexhdit, në të cilën i kundërvihet kritikave të drejtuara kundër tij nga ky i fundit, në kuadër të paralajmërimit të shejhut kundër shtrirjes shiite në shtetet arabe sunnite. Në këtë letër, El Kardavij shpreh habinë për vazhdimin e kritikave nga ana e shkrimtarëve dhe dijetarëve sunnitë ndaj deklaratës dhe deklarimeve të tij të fundit, në të cilat ai paralajmëron kundër depërtimit shiit në mesin e muslimanëve sunnitë, në një kohë kur është ndërprerë sulmi i shkrimtarëve dhe gazetarëve shiitë kundër tij. Dr. Ebul-Mexhdi i drejtoi një sërë kritikash shejh El Kardavit në një artikull të botuar në gazetën egjiptiane “Ed-Dustur” më datë 30 shtator 2008. Teksti i letrës është si më poshtë: Bismil-lahir-rahmanir-rahim I nderuar Prof. Dr. Ahmed Kemal Ebul-Mexhd! Ve alejkumusselam ve rahmetullahi ve berekatuh! E lexova le

Retrospektivë: SAMITI ISLAMO-KRISTIAN 2001

Imazh
SAMITI ISLAMO-KRISTIAN ROME 3-4 TETOR 2001 SEANCA E HYRJES Dr. JUSUF EL KARDAVIJ Lavdërimi i përket Allahut. Paqja e Tij qoftë mbi të gjithë të Dërguarit e Tij të zgjedhur. Ne muslimanët jemi në favor të një takimi ndërmjet dijetarëve të Islamit dhe përfaqësuesve të fesë së krishterë për të kërkuar së bashku zgjidhjen e problemeve që cënojnë marrëdhëniet ndërmjet botës islame dhe asaj të krishterë. Ne muslimanët e pranojmë Ungjillin (Inxhilin) e zbritur, njërin nga librat e Allahut, të cilët duhet t'i besojmë. Gjithashtu ne pranojmë edhe Krishtin si profet midis profetëve si dhe nënën e tij që Allahu e ka zgjedhur dhe shenjtëruar midis të gjitha grave. Në Kur'an nuk ekziston asnjë sure që flet për gruan e Muhammedit (s.a.v.s.), Hadixhen dhe bijën e tij, Fatimenë, por ekziston nje sure që i kushtohet Marisë (Merjemes) dhe një tjetër që i kushtohet familjes së Jezusit (Isait), e cila quhet "Sureja e familjes së Imranit". Imrani është babai i Marisë. "Allahu zgjodhi

PËRVJETORI I 500-të I DEBIMIT TË MUSLIMANËVE NGA ANDALUZIA

PËRVJETORI I 500-të I DEBIMIT TË MUSLIMANËVE NGA ANDALUZIA Nga: Idris El-Kenburi Ata që kujtojnë se historia nuk përsëritet, duke qenë se ka kaluar, gabojnë dy herë: një herë ndaj popujve të tyre dhe një herë ndaj historisë, e cila nuk e njeh llogjikën e cikleve të ndara. Ajo është si lumi i rrëmbyer në histori, me hallka të pashkëputura, i cili nuk vjen vetë, por ka një forcë që e shtyn atë përpara. Kjo forcë është llogjika e historisë. Unë besoj se pjesa më e madhe e humbjeve tona, në mos të gjitha ato, kanë ardhur si pasojë e moskuptimit të kësaj llogjike historike të rreptë dhe të pamëshirshme si dhe mospërfilljes së vetëdijes historike, pa të cilën asnjë komb nuk mund të zotërojë të tashmen dhe nuk mund të krijojë të ardhmen. Kur'ani Fisnik na paraqet përfundimin e popujve të mëparshëm, jo vetëm me qëllimin e rrëfimit, por që të zotërojmë ndjenjën e vetëdijes historike dhe civilizuese, duke parë mirë të kaluarën për të ecur të sigurt drejt së ardhmes. Vazhdo

SEKTET E FSHEHTA

Imazh
SEKTET E FSHEHTA (The secret sects) Marrë nga revista kuvajtiane "El-Muxhtemea" Në Britaninë e Madhe gjenden gati gjysëm milioni njerëz që iu përkasin njërës nga sektet e fshehta, numri i të cilave llogaritet në 500, ndërsa në SHBA gjenden gati 3.000 sekte me rreth 3 milion pasues. Ky numër është frikësues, sepse zbulon boshllëkun shpirtëror nga i cili vuan sot njeriu në Perëndim, ndërkohë që këto sekte pretendojnë se mund ta mbushin atë. Kjo është edhe arsyeja kryesore e suksesit të këtyre sekteve, mësimet e të cilëve mund të duken si të çuditshme dhe jollogjike. Ata pretendojnë se zotërojnë përgjigje për çdo pyetje dhe mbi të gjitha për atë më kryesoren: kuptimin e jetës. Kjo është pyetja së cilës Perëndimi, me gjithë zhvillimin e tij teknollogjiko-shkencor, nuk ka mundur t'i japë një përgjigje bindëse. Gjithashtu këta sekte pretendojnë se kanë në dorë zgjidhjen për të gjitha problemet që ka krijuar qytetërimi perëndimor: sëmundjet, stresin, çmendurinë, ankthet etj. Të