Postimet

Po shfaq postimet nga muaji janar, 2009

LARGIMI I ERDOGANIT NGA DAVOSI E PERMBYSI TRYEZEN DHE VURI NE SIKLET PERENDIMIN

Imazh
LARGIMI I ERDOGANIT NGA DAVOSI E PERMBYSI TRYEZEN DHE VURI NE SIKLET PERENDIMIN Nga: Tamir Ebul Ajnejn Presidenti i Izraelit Shimon Perez kujtoi se e fitoi simpatinë e pjesëmarrësve në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit kur përdori zërin e tij kumbues për të shpjeguar “vuajtjet e vendit të tij nga Lëvizja e Rezistencës Islamike (Hamas)” dhe tonet tragjike për të përshkruar “frikën dhe panikun që kaploi miliona gra dhe fëmijë në Izrael nga raketat e Hamasit”. Bile u shfaq përpara forumit sikur ishte president i një shteti që mbillte trëndafilë dhe nuk mblidhte veçse gjemba, duke u lavdëruar për ndihmat që u dha banorëve të Gazës dhe investimet e bëra nga Izraeli atje. Problemi, mbi të cilin ai u përqëndrua, ishte mospranimi prej tij i Hamasit, sepse ky i fundit “donte shkatërrimin e Izraelit dhe i urrente çifutët, ndaj duhet t’i jepej një mësim i mirë, tamam si ai që mori Hizbullahu në Liban në vitin 2006”. Injorim Por Perezi, i cili merr pjesë rregullisht në veprimtaritë e Davosit pr

KORREM ATE QE MBOLLEM!

Imazh
KORREM ATE QE MBOLLEM! Nga: Dr. Fehmi Huvejdi (shkrimtar dhe mendimtar i shquar egjiptian) Kur nuk arritën që ta gjunjëzonin Gazën më armë, izraelitët ju drejtuan mashtrimit, në mënyrë që të realizonin më hile dhe manipulime, atë që nuk e arritën me avionët F-16, bombat fosforike dhe ato me copëzim. 1 Në fillim thanë se beteja e tyre ishte kundër Hamasit dhe jo kundër rezistencës së popullit palestinez, për ta detyruar atë të nënshtrohet. Ekspertët e Njësisë së Luftës Psikologjike në Shërbimet e Fshehta Ushtarake izraelite, të cilat njihet me emrin AMAN, menduan se shpifjet dhe nxitja kundër lëvizjes Hamas mund të çonte në rebelim kundër pushtetit të saj dhe në përmbysjen e tij. Si rrjedhojë, shikuesit e kanalit satelitor El Aksa të Hamasit, herë pas here, befasoheshin me ndërhyrjet në frekuencat e kanalit dhe transmetimin e spoteve propagandistike kundër udhëheqësve të Hamasit, në të cilët u mvisheshin atyre epitetet më negative dhe akuzoheshin se fshiheshin, ndërkohë që Gaza bombardo

HAXHI, PASTAJ VIZITA E XHAMISE EL AKSA NEN PUSHTIM

Imazh
HAXHI, PASTAJ VIZITA E XHAMISE EL AKSA NEN PUSHTIM Nga: Dr. Jusuf El Kardavi Pyetje: Ju keni një mendim të qartë dhe të ndarë në lidhje me vizitën në Xhaminë El Aksa, për të cilën keni dhënë një fetva të prerë. Kohët e fundit, qarkullojnë disa mendime të kundërta me këtë gjë, aq sa disa u kërkojnë haxhinjve që pas kryerjes së haxhit të shkojnë në Xhaminë El Aksa. Ju lutemi, na sqaroni mendimin tuaj nën prizmin fetar dhe politik! Përgjigje: Lavdërimi i përket vetëm Allahut (xh.sh.). Paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Allahut, familjen, shokët e tij dhe të gjithë ata që e ndjekin rrugën e tij. Mendimi im është që nuk i lejohet muslimanit jopalestinez që të shkojë për t’u falur në Xhaminë El Aksa, për sa kohë që ajo është e robëruar në duart e agresorëve sionistë, të cilët vazhdimisht derdhin gjak, vrasin fëmijët, shembin shtëpitë, djegin arat dhe dhunojnë çdo gjë të shenjtë. Që prej shumë kohësh kam dhënë fetva mbi ndalimin e kësaj gjëje dhe kam marrë miratimin e dijeta