Postimet

Po shfaq postimet nga muaji shkurt, 2009

E VERTETA E ASAJ QE KERKOHET DHE ASAJ QE OFROHET

Imazh
E VERTETA E ASAJ QE KERKOHET DHE ASAJ QE OFROHET Nga: Dr. Fehmi Huvejdi Ndonëse është shkruar shumë rreth temës së Gazës, mendoj se historia e vërtetë nuk është treguar akoma dhe se pjesa e fshehur e temës është shumë herë më e madhe se ajo që ka dalë në shesh. 1 Nuk pretendoj se di gjithçka për faktet e kësaj historie, por të gjitha informatat e tubuara javën e shkuar më bindën se nga shumë gjëra të përcjella në mjetet tona të informacionit, disave u mungon vërtetësia, disave saktësia dhe disave pafajësia. Përpara së të shpalos gjithçka kam mbi këtë temë, dua të tërheq vëmendjen tek diçka, sepse ajo hedh dritë mbi të vërtetën e fshehur. Eshtë thjeshtëzim i tepruar dhe deformim i gjërave të thuash se agresioni izraelit kundër Gazës erdhi si pasojë e anullimit të ndalim-zjarrit dhe lëshimit të disa raketave nga Gaza. Ky pretendim është një nga gënjeshtrat e përhapura nga Izraeli, i cili ia doli ta mbjellë tek ne, aq sa u bë një nga boshtet e mediave tona. Sa për dijeni, ai që e demasko