Postimet

Po shfaq postimet nga muaji shtator, 2010

HALLALLI DHE HARAMI NË ISLAM

Imazh
DR. JUSUF EL-KARDAVI HALLALLI DHE HARAMI NË ISLAM Përktheu Muhamed Mustafa NGA KUSHTETUTA HYJNORE M e ndihmën e All-llahut mbrohem prej dëmit të djallit të mallkuar! Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! “Thuaj: “Kush i ndaloi bukuritë dhe ushqimet e mira që All-llahu i krijoi për robërit e vet?” Thuaj: “Ato janë në këtë botë për ata që besuan, e në Ditën e kijametit janë të posaçme për ta. Kështu ia sqarojmë argumentet një populli që kupton”. - Thuaj: “Zoti im i ndaloi vetëm të këqijat e turpshme, qoftë ato të hapta ose të fshehta, ndaloi mëkatin, ndaloi shtypjen e tjetrit pa të drejtë, ndaloi t’i mvishni All-llahut shok pa patur për këtë kurrfarë argumenti dhe ndaloi të thoni për All-llahun atë që nuk e dini se është e vërtetë.” (El-A'râf, 32-33) PARATHËNIA E AUTORIT Falënderimi i takon All-llahut; Atë e falënderojmë, prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë! Në emër të All-llahut kërkojmë mbrojtje të shpirtrave dhe veprave tona dhe veprave tona të këqija! Atë që e udhëz