Postimet

Po shfaq postimet nga muaji prill, 2010

KUDSI - ÇËSHTJE E ÇDO MUSLIMANI

Imazh
KUDSI - ÇËSHTJE E ÇDO MUSLIMANI Nga: Dr. Jusuf El-Karadavi Përkthyer nga origjinali: El-Kudsu – kadijetu kul-li muslim PARATHËNIE Bismilahir-rahmanir-rahim Lavdërimet i takojnë Allahut të Lartmadhëruar. Paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të dërguarit e Tij të zgjedhur, si dhe mbi vulën e tyre të dalluar, Muhamedin (s.a.v.s), familjen dhe shokët e tij, imamët e udhëzimit, ndriçuesit e errësirës, si dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tyre dhe udhëzohen. Ky libër është mesazhi i dhjetë në serinë e “Mesazheve udhëzuese për rizgjimin”, i cili flet për një çështje që është në kulmin e rëndësisë dhe rrezikut për ne arabët dhe muslimanët, kudo që ndodhemi mbi tokën e Allahut. Kudsi gjendet tani në mëshirën e erërave, ballë për ballë me rrezikut iminent, atë sionist, i cili përbetohet, cakton objektiva dhe thur plane për gllabërimin, çifutëzimin dhe çveshjen e tij nga çdo gjë arabe dhe islame. Ata i kanë shpallur vendimet e tyre pa u frikësuar, kanë sfiduar, penguar dhe sulmuar. Askush nga