RIZGJIMI ISLAM NDËRMJET KUNDERSHTIMIT DHE EKSTREMIZMIT
Në emër të All-llahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit! RIZGJIMI ISLAM NDËRMJET KUNDERSHTIMIT DHE EKSTREMIZMIT Nga: Dr. Jusuf El Kardavi PARATHËNIE Në Ramazan dhe Shevval të vitit 1981/1401, revista “El Ummeh” botoi artikullin tim dypjesësh mbi rizgjimin e rinisë islame. Në atë studim tërhoqa vëmendjen tek aspektet pozitive dhe negative, të cilat u interesojnë vëzhguesve, thirrësve dhe dijetarëve islamë, të përkushtuar ndaj Rizgjimit. Gjithashtu sugjerova se duhet të bashkëbisedojmë me rininë, t’u shfaqim simpati prindwrore dhe ta kanalizojmë rizgjimin e tyre, në mënyrë që ta forcojmë Islamin, e jo ta dobësojmë atë. Përgjigjja ndaj këtij studimi ishte kaq e ngrohtë në gjithë botën islame, saqë studimi u përkthye në gjuhë të ndryshme. Veç kësaj, rinia në shumë universitete islame, në mënyrë tolerante i studioi pikëpamjet e mia, pavarësisht nga fakti se ato kritikonin shumë prej tyre. Këtu dëshiroj të falënderoj qëndrimin e Grupit Islam në Universitetin e Kajros, të cilët përdorën stud...