Postimet

LARGIMI I ERDOGANIT NGA DAVOSI E PERMBYSI TRYEZEN DHE VURI NE SIKLET PERENDIMIN

Imazh
LARGIMI I ERDOGANIT NGA DAVOSI E PERMBYSI TRYEZEN DHE VURI NE SIKLET PERENDIMIN Nga: Tamir Ebul Ajnejn Presidenti i Izraelit Shimon Perez kujtoi se e fitoi simpatinë e pjesëmarrësve në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit kur përdori zërin e tij kumbues për të shpjeguar “vuajtjet e vendit të tij nga Lëvizja e Rezistencës Islamike (Hamas)” dhe tonet tragjike për të përshkruar “frikën dhe panikun që kaploi miliona gra dhe fëmijë në Izrael nga raketat e Hamasit”. Bile u shfaq përpara forumit sikur ishte president i një shteti që mbillte trëndafilë dhe nuk mblidhte veçse gjemba, duke u lavdëruar për ndihmat që u dha banorëve të Gazës dhe investimet e bëra nga Izraeli atje. Problemi, mbi të cilin ai u përqëndrua, ishte mospranimi prej tij i Hamasit, sepse ky i fundit “donte shkatërrimin e Izraelit dhe i urrente çifutët, ndaj duhet t’i jepej një mësim i mirë, tamam si ai që mori Hizbullahu në Liban në vitin 2006”. Injorim Por Perezi, i cili merr pjesë rregullisht në veprimtaritë e Davosit pr...

KORREM ATE QE MBOLLEM!

Imazh
KORREM ATE QE MBOLLEM! Nga: Dr. Fehmi Huvejdi (shkrimtar dhe mendimtar i shquar egjiptian) Kur nuk arritën që ta gjunjëzonin Gazën më armë, izraelitët ju drejtuan mashtrimit, në mënyrë që të realizonin më hile dhe manipulime, atë që nuk e arritën me avionët F-16, bombat fosforike dhe ato me copëzim. 1 Në fillim thanë se beteja e tyre ishte kundër Hamasit dhe jo kundër rezistencës së popullit palestinez, për ta detyruar atë të nënshtrohet. Ekspertët e Njësisë së Luftës Psikologjike në Shërbimet e Fshehta Ushtarake izraelite, të cilat njihet me emrin AMAN, menduan se shpifjet dhe nxitja kundër lëvizjes Hamas mund të çonte në rebelim kundër pushtetit të saj dhe në përmbysjen e tij. Si rrjedhojë, shikuesit e kanalit satelitor El Aksa të Hamasit, herë pas here, befasoheshin me ndërhyrjet në frekuencat e kanalit dhe transmetimin e spoteve propagandistike kundër udhëheqësve të Hamasit, në të cilët u mvisheshin atyre epitetet më negative dhe akuzoheshin se fshiheshin, ndërkohë që Gaza bombardo...

HAXHI, PASTAJ VIZITA E XHAMISE EL AKSA NEN PUSHTIM

Imazh
HAXHI, PASTAJ VIZITA E XHAMISE EL AKSA NEN PUSHTIM Nga: Dr. Jusuf El Kardavi Pyetje: Ju keni një mendim të qartë dhe të ndarë në lidhje me vizitën në Xhaminë El Aksa, për të cilën keni dhënë një fetva të prerë. Kohët e fundit, qarkullojnë disa mendime të kundërta me këtë gjë, aq sa disa u kërkojnë haxhinjve që pas kryerjes së haxhit të shkojnë në Xhaminë El Aksa. Ju lutemi, na sqaroni mendimin tuaj nën prizmin fetar dhe politik! Përgjigje: Lavdërimi i përket vetëm Allahut (xh.sh.). Paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Allahut, familjen, shokët e tij dhe të gjithë ata që e ndjekin rrugën e tij. Mendimi im është që nuk i lejohet muslimanit jopalestinez që të shkojë për t’u falur në Xhaminë El Aksa, për sa kohë që ajo është e robëruar në duart e agresorëve sionistë, të cilët vazhdimisht derdhin gjak, vrasin fëmijët, shembin shtëpitë, djegin arat dhe dhunojnë çdo gjë të shenjtë. Që prej shumë kohësh kam dhënë fetva mbi ndalimin e kësaj gjëje dhe kam marrë miratimin e dijeta...

EL KARDAVIJ I PERGJIGJET EBUL-MEXHDIT

Imazh
EL KARDAVIJ I PERGJIGJET EBUL-MEXHDIT Dr. Jusuf El-Kardavij, kryetari i Bashkimit Botëror të Dijetarëve Muslimanë, i drejtoi një letër të hapur e të gjatë Dr. Ahmed Kemal Ebul-Mexhdit, në të cilën i kundërvihet kritikave të drejtuara kundër tij nga ky i fundit, në kuadër të paralajmërimit të shejhut kundër shtrirjes shiite në shtetet arabe sunnite. Në këtë letër, El Kardavij shpreh habinë për vazhdimin e kritikave nga ana e shkrimtarëve dhe dijetarëve sunnitë ndaj deklaratës dhe deklarimeve të tij të fundit, në të cilat ai paralajmëron kundër depërtimit shiit në mesin e muslimanëve sunnitë, në një kohë kur është ndërprerë sulmi i shkrimtarëve dhe gazetarëve shiitë kundër tij. Dr. Ebul-Mexhdi i drejtoi një sërë kritikash shejh El Kardavit në një artikull të botuar në gazetën egjiptiane “Ed-Dustur” më datë 30 shtator 2008. Teksti i letrës është si më poshtë: Bismil-lahir-rahmanir-rahim I nderuar Prof. Dr. Ahmed Kemal Ebul-Mexhd! Ve alejkumusselam ve rahmetullahi ve berekatuh! E lexova le...

Retrospektivë: SAMITI ISLAMO-KRISTIAN 2001

Imazh
SAMITI ISLAMO-KRISTIAN ROME 3-4 TETOR 2001 SEANCA E HYRJES Dr. JUSUF EL KARDAVIJ Lavdërimi i përket Allahut. Paqja e Tij qoftë mbi të gjithë të Dërguarit e Tij të zgjedhur. Ne muslimanët jemi në favor të një takimi ndërmjet dijetarëve të Islamit dhe përfaqësuesve të fesë së krishterë për të kërkuar së bashku zgjidhjen e problemeve që cënojnë marrëdhëniet ndërmjet botës islame dhe asaj të krishterë. Ne muslimanët e pranojmë Ungjillin (Inxhilin) e zbritur, njërin nga librat e Allahut, të cilët duhet t'i besojmë. Gjithashtu ne pranojmë edhe Krishtin si profet midis profetëve si dhe nënën e tij që Allahu e ka zgjedhur dhe shenjtëruar midis të gjitha grave. Në Kur'an nuk ekziston asnjë sure që flet për gruan e Muhammedit (s.a.v.s.), Hadixhen dhe bijën e tij, Fatimenë, por ekziston nje sure që i kushtohet Marisë (Merjemes) dhe një tjetër që i kushtohet familjes së Jezusit (Isait), e cila quhet "Sureja e familjes së Imranit". Imrani është babai i Marisë. "Allahu zgjodhi...

PËRVJETORI I 500-të I DEBIMIT TË MUSLIMANËVE NGA ANDALUZIA

PËRVJETORI I 500-të I DEBIMIT TË MUSLIMANËVE NGA ANDALUZIA Nga: Idris El-Kenburi Ata që kujtojnë se historia nuk përsëritet, duke qenë se ka kaluar, gabojnë dy herë: një herë ndaj popujve të tyre dhe një herë ndaj historisë, e cila nuk e njeh llogjikën e cikleve të ndara. Ajo është si lumi i rrëmbyer në histori, me hallka të pashkëputura, i cili nuk vjen vetë, por ka një forcë që e shtyn atë përpara. Kjo forcë është llogjika e historisë. Unë besoj se pjesa më e madhe e humbjeve tona, në mos të gjitha ato, kanë ardhur si pasojë e moskuptimit të kësaj llogjike historike të rreptë dhe të pamëshirshme si dhe mospërfilljes së vetëdijes historike, pa të cilën asnjë komb nuk mund të zotërojë të tashmen dhe nuk mund të krijojë të ardhmen. Kur'ani Fisnik na paraqet përfundimin e popujve të mëparshëm, jo vetëm me qëllimin e rrëfimit, por që të zotërojmë ndjenjën e vetëdijes historike dhe civilizuese, duke parë mirë të kaluarën për të ecur të sigurt drejt së ardhmes. Vazhdo...