EL KARDAVIJ I PERGJIGJET EBUL-MEXHDIT

EL KARDAVIJ I PERGJIGJET EBUL-MEXHDIT Dr. Jusuf El-Kardavij, kryetari i Bashkimit Botëror të Dijetarëve Muslimanë, i drejtoi një letër të hapur e të gjatë Dr. Ahmed Kemal Ebul-Mexhdit, në të cilën i kundërvihet kritikave të drejtuara kundër tij nga ky i fundit, në kuadër të paralajmërimit të shejhut kundër shtrirjes shiite në shtetet arabe sunnite. Në këtë letër, El Kardavij shpreh habinë për vazhdimin e kritikave nga ana e shkrimtarëve dhe dijetarëve sunnitë ndaj deklaratës dhe deklarimeve të tij të fundit, në të cilat ai paralajmëron kundër depërtimit shiit në mesin e muslimanëve sunnitë, në një kohë kur është ndërprerë sulmi i shkrimtarëve dhe gazetarëve shiitë kundër tij. Dr. Ebul-Mexhdi i drejtoi një sërë kritikash shejh El Kardavit në një artikull të botuar në gazetën egjiptiane “Ed-Dustur” më datë 30 shtator 2008. Teksti i letrës është si më poshtë: Bismil-lahir-rahmanir-rahim I nderuar Prof. Dr. Ahmed Kemal Ebul-Mexhd! Ve alejkumusselam ve rahmetullahi ve berekatuh! E lexova le...