Postimet

Po shfaq postimet nga muaji shtator, 2008

DEKLARATA ISLAME

Imazh
ALIJA IZETBEGOVIQ DEKLARATA ISLAME Përktheu Nexhat Ibrahimi Një program i islamizimit të popujve muslimanë "QËLLIMI YNË: Islamizimi i muslimanëve MOTOJA JONË: Të besojmë dhe të luftojmë Në emër të All-llahut, të Gjithmëshirshmit, Mëshirëplotit! Deklaratën të cilën sot po ia dorëzojmë opinionit nuk është kurrfarë lektyre, e cila të huajve ose atyre të cilët dyshojnë duhet t’ua dëshmojë superioritetin e Islamit ndaj këtij apo atij sistemi, këtij apo atij grupi të ideve. Ajo u është drejtuar muslimanëve të cilët dinë ku bëjnë pjesë dhe të cilët në zemrën e tyre qartë ndiejnë në cilën anë qëndrojnë. Për të këtillët kjo deklaratë paraqet thirrje t’i nxjerrin konsekuencat e domosdoshme për atë në çka ajo dashuri dhe përkatësi i obligon. Tërë bota muslimane gjendet në situatën e vlimeve dhe ndryshimeve. Sido që të duket kjo botë pasi këto ndryshime ta bëjnë xhiron e parë ngjitëse, një gjë është e sigurt; ajo më nuk do të jetë bota nga gjysm