LARGIMI I ERDOGANIT NGA DAVOSI E PERMBYSI TRYEZEN DHE VURI NE SIKLET PERENDIMIN

LARGIMI I ERDOGANIT NGA DAVOSI E PERMBYSI TRYEZEN DHE VURI NE SIKLET PERENDIMIN Nga: Tamir Ebul Ajnejn Presidenti i Izraelit Shimon Perez kujtoi se e fitoi simpatinë e pjesëmarrësve në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit kur përdori zërin e tij kumbues për të shpjeguar “vuajtjet e vendit të tij nga Lëvizja e Rezistencës Islamike (Hamas)” dhe tonet tragjike për të përshkruar “frikën dhe panikun që kaploi miliona gra dhe fëmijë në Izrael nga raketat e Hamasit”. Bile u shfaq përpara forumit sikur ishte president i një shteti që mbillte trëndafilë dhe nuk mblidhte veçse gjemba, duke u lavdëruar për ndihmat që u dha banorëve të Gazës dhe investimet e bëra nga Izraeli atje. Problemi, mbi të cilin ai u përqëndrua, ishte mospranimi prej tij i Hamasit, sepse ky i fundit “donte shkatërrimin e Izraelit dhe i urrente çifutët, ndaj duhet t’i jepej një mësim i mirë, tamam si ai që mori Hizbullahu në Liban në vitin 2006”. Injorim Por Perezi, i cili merr pjesë rregullisht në veprimtaritë e Davosit pr...