LARGIMI I ERDOGANIT NGA DAVOSI E PERMBYSI TRYEZEN DHE VURI NE SIKLET PERENDIMIN




LARGIMI I ERDOGANIT NGA DAVOSI E PERMBYSI TRYEZEN DHE VURI NE SIKLET PERENDIMIN

Nga:
Tamir Ebul Ajnejn

Presidenti i Izraelit Shimon Perez kujtoi se e fitoi simpatinë e pjesëmarrësve në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit kur përdori zërin e tij kumbues për të shpjeguar “vuajtjet e vendit të tij nga Lëvizja e Rezistencës Islamike (Hamas)” dhe tonet tragjike për të përshkruar “frikën dhe panikun që kaploi miliona gra dhe fëmijë në Izrael nga raketat e Hamasit”. Bile u shfaq përpara forumit sikur ishte president i një shteti që mbillte trëndafilë dhe nuk mblidhte veçse gjemba, duke u lavdëruar për ndihmat që u dha banorëve të Gazës dhe investimet e bëra nga Izraeli atje.
Problemi, mbi të cilin ai u përqëndrua, ishte mospranimi prej tij i Hamasit, sepse ky i fundit “donte shkatërrimin e Izraelit dhe i urrente çifutët, ndaj duhet t’i jepej një mësim i mirë, tamam si ai që mori Hizbullahu në Liban në vitin 2006”.

Injorim

Por Perezi, i cili merr pjesë rregullisht në veprimtaritë e Davosit prej dekadash, nuk iu përgjigj në fjalimin e tij prej 25 minutash asnjërës prej pyetjeve që ju drejtuan, qoftë nga kryeministri turk Rexhep Tajjip Erdogan, ashtu edhe nga sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe Amr Musa, duke u mjaftuar vetëm “shprehjen e keqardhjes së thellë” drejtuar sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Mun, për bombardimin e ndërtesave të OKB-së në Gaza. U vu re se salla ushtoi nga duartrokitjet e ngrohta për presidentin izraelit, sikur ky i fundit po tundte degën e ullirit kur fliste dhe sikur asnjë prej tyre nuk kishte parë dhe dëgjuar asgjë për vrasjen e mbi 1300 personave dhe plagosjen e mbi 5000 të tjerëve. Erdogani e shfrytëzoi kohën në dispozicion për të theksuar domosdoshmërinë e shqyrtimit të konfliktit izraelito-palestinez me të gjithë pasojat dhe përmasat e tij, duke treguar se Izraeli nuk përmbushi asnjë detyrim dhe se e shtrëngoi shumë rrethimin mbytës kundër palestinezëve.
Gjëja që e tërboi më shumë Perezin ishte deklarimi i Erdoganit se Hamasi ishte “zgjedhur në mënyrë demokratike, se komuniteti ndërkombëtar duhet ta respektonte këtë zgjedhje dhe se Hamasi duhet të ishte i pranishëm në tryezën e negociatave krahas Mahmud Abbasit, sepse Hamasi ishte pjesë përbërëse e shoqërisë palestineze”. Më këtë gjë, kryeministri turk ceku një temë të ndjeshme që i shkakton dhembje Perëndimit, pikërisht atë që ai e cilësoi si “respektim të demokracisë dhe të drejtave të njeriut, si dhe standartet e dyfishta”.
Të gjithë të pranishmit heshtën, kur Ban Ki Muni foli për tmerret që pa në Gaza, për viktimat dhe shkatërrimin e infrastrukturës dhe elementëve jetësorë për banorët që vuajnë nën rrethim, si dhe kur Amr Musa foli se Izraeli e humbi shansin për paqe dhe se rezultatet e negociatave u shndërruan në pushtim dhe rrethim. Ban Ki Mun theksoi domosdoshmërinë e “ndalim-zjarrit, hapjes së vendkalimeve kufitare dhe përqëndrimit në rindërtimin e Gazës, për të ndrequr infrastrukturën dhe për të zhdukur tragjedinë humanitare, nga e cila vuajnë banorët e Gazës”. Ndërsa procesi i paqes duhet “të rifillojë me ndërmarrjen e masa të prera, duke u nisur nga pikat pozitive, në të cilat kanë mbërritur të dyja palët, palestinezët dhe izraelitët”. Ai e pranoi se Kombet e Bashkuara “nuk munden t’i realizojnë keto gjëra të vetme, por e gjithë bashkësia ndërkombëtare dhe vendet donatore duhet të marrin pjesë në to”.

Fjala e fundit

Në vend që t’i përgjigjej këtyre pyetjeve, Perezi veshi lëkurën e qengjit dhe i injoroi të gjithë pyetjet që ju drejtuan në lidhje me këndvështrimin izraelit të së ardhmes së procesit të paqes, duke e përmbyllur fjalimin e tij se: “kjo është një histori e gjatë keqkuptimesh ndërmjet dy palësh, njëri nga të cilët është një vend me sipërfaqe të vogël, shumëetnik dhe shumëfetar, në një rajon të zhytur në thellësitë e historisë”.
Dhe kjo konferencë do të ishte mbyllur pa asnjë koment të askujt ndaj thirrjeve për ndihmë kundër rrezikut të Hamasit, sepse drejtuesi i konferencës Dejvid Ignatius këmbënguli që fjalën e fundit ta mbante Perezi, por Erdogani e përmbysi tryezën me ç’ka kishte mbi të dhe u largua me kokën lart, për ta pasur ai fjalën e fundit.

Marre dhe shqiperuar nga: aljazeera.net
Genc Çurgu

Komentet

Postimet më të komentuara nga ky blog

HALLALLI DHE HARAMI NË ISLAM

KUDSI - ÇËSHTJE E ÇDO MUSLIMANI

Libri "Perpara se te shkaterrohet Xhamia El Aksa"